Saturday , 11 August 2018

VLLAZNIA ENDE PA TRAJNER, POR TË HËNEN NIS STËRVITJA

19 ekipet e tjera pjesmarrëse në kampionatin e kategorisë së parë për sezonin 2018-2019, prej ditësh kanë nisur përgatitjet dhe i vetmi ekip që se ka bërë ende këtë gjë është Vllaznia. Diçka absurde në fakt por ky është realiteti. Një vonesë e tillë e stërzgjatur e nisjes së stërvitjes kryesisht ka ardhur nga mosemërimi ende i stafit të ri teknik. Një proces që ka zgjatur më shumë sesa duhet por që me shumë mundësi do të marrë zgjidhje deri në fund të kësaj jave në mënyrë që ditën e hënë skuadra të nisë stërvitjen. Burime pranë klubit Vllaznia bëjnë të ditur se aktualisht nën kontratë janë rreth 25 futbollistë të cilët do të vihen menjëherë në dispozicion të trajnerit të ri për të nisur punën. Kuptohet që edhe njeriu që do të ulet në pankinën kuqeblu do ta ketë të vështirë në fillim pasi ekipi aktualisht nuk mund të zhvillojë fazë përgatitore sepse nuk e ka kohën e mjaftueshme në dispozicion.

Por një tjetër çështje që pret zgjidhje është edhe ajo e rinovimit të kontratave me disa prej lojtarëve titullarë të sezonit të kaluar. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri prej tyre të mos pranojë të rinovojë me kushtet e reja që pritet të ofrojë klubi. Megjithatë, pa shkuar deri atje, gjëja e parë që duhet zgjidhur është emërimi i trajnerit të ri, prej të cilit më pas do të formohet edhe lista me lojtarët aktualë që do jenë pjesë e saj. Administratori i ri i klubit Suad Lici e ka bërë të ditur tashmë se për emërimet e reja në pozicionet e trajnerit dhe të drejtorit sportiv, çdo gjë është në dorën e kryebashkiakes Ademi e cila duhet të japë vendimin përfundimtar në lidhje me këto dy poste shumë të rëndësishme të klubit.

Deri pasditen e së dielës mendohet që të jetë mbyllur edhe ky proces sepse në rast të kundërt, pasojat për skuadrën do të jenë të mëdha.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA HUMB NDAJ SARAJEVOS

Vllaznia e femrave në futboll e ka nisur me humbje pjesmarrjen e saj në Ligën …