Breaking News

VLLAZNIA FEMRA E FOKUSUAR TEK NDESHJA ME BIRKIRKARA

Fitorja e djeshme 3-1 ndaj kampiones së Irlandës ka rritur entuziasmin në rradhët e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë. Ka qenë një fitore me përmbysje çka tregoi se vajzat shkodrane janë në gjendje të bëjnë gjithçka sepse I kanë vlerat dhe mundësitë për këtë gjë. Përforcimet e bëra kohët e fundit me katër lojtaret amerikane dhe malazezen Vuliç, kanë rritur forcën e skuadrës dhe tashmë objektivi për kalimin e turit është një realitet I prekshëm. Megjithatë, drejtuesit e ekipit nuk duan të nguten. Ata janë të fokusuar maksimalisht tek sfida e dytë, ajo që do të luajnë ditën e shtunë ndaj ekipit Birkirkara, që është edhe kampionia e Maltës.

Në pamje të parë konsiderohet një kundërshtar I kalueshëm, por ajo me shumë vështirë është mundur dje nga kampionia e Lituanisë Gintra me shifrat 1-0. Në këtë mënyrë, tek Vllaznia ka një seriozitet maksimal për këtë edicion. Do synohet me patjetër kalimi I turit dhe presidenti Lazer Matija është I vetëdijshëm se kjo mund të bëhet realitet. Në dy edicionet e mëparshme, ekipi shkodran ka qenë shumë pranë kualifikimit teksa arriti të marrë nga dy fitore por që nuk I mjaftuan.

Për këtë arsye, sivjet duhet tentuar t’I fitojë të tre takimet dhe nga sa shihet, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit, atë ndaj skuadrës vendase Gintra. Nëse do të kualifikohej, ky do të ishte një rezultat historik për futbollin shqiptar të femrave sepse Vllaznia do të kualifikohej për herë të parë në turine dytë të Ligës së Kampioneve të Europës.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME PORTJERIN LAÇO

Pas firmës së hedhur me brazilianin Emerson, klubi Vllaznia ka zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes …