Saturday , 20 April 2019

VLLAZNIA FEMRA FITON 6 – 0 NDAJ “JUBAN DANJA”

“Juban Danja” ka qenë kundërshtari i rradhës që Vllaznia në futboll për femra ka mundur këtë javë në ndeshjen e vlefshme për kampionat. Vajzat kuqeblu kanë fituar me rezultatin e thellë 6-0 në takimin e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. “Juban Danja” është munduar të rezistojë por nuk ia ka dalë ashtu si duhet.

Në pjesën e parë Vllaznia ka shënuar dy herë me anë të Gjinit dhe Franjës, ndërkohë që në të dytën kanë ardhur edhe katër gola të tjerë me autore Megi Doçin tre herë dhe po ashtu edhe me golin e Mustafës. Trajneri Nikolin Leka pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me mënyrën si po ecën skuadra, por nga ana tjetër është shprehur se titulli nuk mund të quhet punë e mbyllur përderisa matematikisht ende nuk është siguruar.

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit, Vllaznia udhëheq me 6 pikë më shumë se ndjekësja e saj më e afërt dhe me shumë të ngjarë kjo distancë do të vijë duke u thelluar pas ndeshjeve direkte që ekipi shkodran do të zhvillojë me to.

Lexoni dhe kete

“ATLETIK KLUB” E “JUBAN DANJA” NISEN DREJT ROVERETTOS

5 ekipe moshash të “Atletik Klub Shkodra” dhe ai i femrave të “Juban Danja” janë …