VLLAZNIA FEMRA FITON 6-0 NDAJ TIRANA AS

Vllaznia në futboll për femra ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Në ndeshjet e javës së 13-të,ajo ka patur përballë pikërisht ekipin rival të finales së Kupës të Shqipërisë, atë të Tirana AS. Ndeshja këtë herë është luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe është fituar me rezultatin e thellë 6-0. Një takim I dominuar në të gjitha drejtimet nga vajzat kuqeblu të cilat po shkojnë të sigurta drejt titullit të pestë kampion rradhazi.

Autoret e gjashtë golave në këtë ndeshje janë tre futbollistë në fakt sepse ato kanë shënuar nga dy gola secila. Njëra prej tyre është sulmuesja Ambra Gjegji e cila ka shënuar dygolësh, ashtu si dhe sulmuesja tjetër, Uendi Muja. Ndërkohë nuk ka mbetur pas edhe mesfushorja Paviçeviç që ka kompletuar fitoren e skuadrës së saj. Në këtë mënyrë, Vllaznia tashmë është ngjitur në kuotën e 36 pikëve duke qenë e shkëputur pesë pikë nga Apolonia që mban vendin e dytë në renditje. Ajo ecën e sigurtë drejt titullit të pestë kampion rradhazi.

Po në kuadrin e ndeshjeve të kësaj jave, edhe ekipi tjetër I Shkodrës, ai “Juban Danja”, ka arritur të fitojë. E ka bërë këtë gjë në Korçë ku ka luajtur ndaj Skënderbeut vendas dhe ka fituar me rezultatin e pastër 3-0. Autore të golave për të kanë qenë futbollistet Joana Thomaj dhe Paula Jaku e cila ka shënuar një dygolësh. Ndërkohë ekipi tjetër I Shkodrës pjesmarrës në këtë kampionat, ai I Akademisë Ajaks, e ka shtyrë ndeshjen ndaj Teutës ngaqë për momentin është duke marrë pjesë në një turne në Itali. Kampionati I futbollit të femrave do të ndërpritet këtë javë sepse do të grumbullohet kombëtarja për ndeshjen e saj të rradhës eliminatore që do të zhvillojë në Poloni.

Lexoni dhe kete

ÇINARI SHËNON NË MIQËSORE PËR KROATËT E ISTRAS

Futbollisti shkodran Erald Çinari ndonëse ende nuk është zyrtarisht I larguar nga Vllaznia, sigurisht që …