Breaking News

VLLAZNIA FEMRA FITON EDHE KUPËN E MINIFUTBOLLIT

Vllaznia në futboll për femra dominon edhe në minifutboll dhe ka fituar edhe të parën kupë që ka organizuar Federata Shqiptare e Futbollit. Në ndeshjen finale, ekipi shkodran ka mundur me rezultatin e thellë 10-1 ndaj Tirana AS. Katër prej golave mbajnë firmën e Doçit, dy të Franjes, ndërsa të tjerët janë shënuar nga Maliqi, Lufo, Popoviç dhe Shala.

Në fund të aktivitetit është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve për ekipin fitues ndërkohë që momenti më interesant ka qenë ai kur anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Vasil Bici i dorëzoi kupën kapitenes Megi Doçi dhe në kampin kuqeblu ka shpërthyer festa. Vetë Doçi është shprehur e kënaqur për këtë sukses të rradhës me ekipin e Vllaznisë.

Ndërkohë presidenti Matija vlerëson këtë sukses duke thënë edhe njëherë se është frut i punës që ekipi bën vazhdimisht.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, futbollistet më të mira të kampionatit shqiptar janë nisur drejt Ulqinit sepse janë grumbulluar nga kombëtarja nën drejtimin e trajnerit Armir Grima për një stërvitje 1-javore në prag të ndeshjeve të tij zyrtare.

Lexoni dhe kete

KADIJA: MUNGOJNË PASQYRAT FINANCIARE TË K.F “VLLAZNIA”

Mungesa e pasqyrave financiare të vitit 2018-te të cila janë dashur të miratohen nga Keshilli …