Breaking News

VLLAZNIA FEMRA FITORE E THELLË NDAJ “JUBAN DANJA”

Ekipi I Vllaznisë në futboll për femra arrin një tjetër fitore në kampionat dhe tashmë I ka mbetur vetëm ndeshja e fundit, ajo që do të luhet javën e ardhshme, për t’u kurorëzuar kampione e vendit edhe për këtë sezon. Pasditen e së shtunës, Vllaznia ka luajtur në “Reshit Rusi” ndaj “Juban Danjes” ndeshjen e parafundit dhe vajzat kuqeblu kanë fituar me rezultatin e thellë 7-0.

Në pjesën e parë janë shënuar katër gola me autore Ambra Gjergjin dy herë, Megi Doçin dhe Arlinda Grudën. Ndërkohë në pjesën e dytë do të shënonin Megi Doçi sërish, Uendi Muja dhe Luçije Gjini, duke kompletuar kështu fitoren e thellë, pavarësisht përpjekjeve të kundërshtarit për të rezistuar. Trajneri I Vllaznisë Nikolin Leka në prononcimin e tij të pasndeshjes shprehet se këto ndeshje të fundit po shfrytëzohen për t’I dhënë mundësinë edhe vajzave të reja për të luajtur.

Kampionati I dhjetë I futbollit të femrave në Shqipëri do të mbyllet javën e ardhshme dhe Vllaznia pas ndeshjes që do të luajë ndaj Pogradecit, do të kurorëzohet kampionia e Shqipërisë për të pestin vit me rradhë.

 

Lexoni dhe kete

MARTINI: KA ENDE SHPRESE, EDHE PSE SHUME E VESHTIRE

Ende ka shprese, dhe matematikisht edhe pse shume e veshtire Vllaznia mund te mbijetoi, por …