Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

VLLAZNIA FEMRA FITORE ME VLERË NDAJ PARTIZANIT

Ndryshe nga ekipi i meshkujve, Vllaznia e femrave ia ka dalë ta fitojë ndeshjen e rradhës ndaj Partizanit. Në “Qazim Dervishi” është zhvilluar një takim shumë interesant, të cilin për 35 minuta vajzat shkodrane e kanë dominuar, madje duke udhëhequr deri në 24 pikë diferencë, por në fund kanë lëshuar dhe miket kanë arritur t’i barazojnë shifrat në 70 me 70.

Gjithsesi 4 pikë të shënuara në sekondat e fundit nga Bujari e Daboviç i kanë dhënë fitoren Vllaznisë në këtë ndeshje. Për trajnerin Bledar Gjeçaj, kjo fitore ndaj skuadrës së vendit të dytë padyshim që merr vlera më të mëdha.

Vllaznia po bën një kampionat të mirë dhe nga ndeshja në ndeshje po vjen duke e rritur performancën e saj, çka të bën të besosh se do të zhvillojë një kampionat të mirë deri në fund duke qenë në mes ekipeve pretendente.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ TË MARTËN ORA 18.00 VLLAZNIA – PEJA

Sfidat e kombëtares shqiptare do t’i lënë vendin ndeshjes së Ligës Ballkanike në mes Vllaznisë …