VLLAZNIA FEMRA FITUESE EDHE E KUPËS SË SHQIPËRISË

Pas titullit kampion të fituar tre javë më parë, Vllaznia e futbollit të femrave ka fituar edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, trofe ky që është I shtati rradhazi për të. Në ndeshjen finale të këtij edicioni, vajzat shkodrane kanë patur përballë Apoloninë e Fierit në stadiumin “Elbasan Arena” dhe ndaj tyre kanë fituar me rezultatin e thellë 4-0.

Tre prej golave janë shënuar që në pjesën e parë dhe kanë patur për autore Lufon, Lebën dhe Gjinin, ndërkohë që në pjesën e dytë ka shënuar edhe Doçi me 11-metërsh. Në fundin e takimit, ka qenë vetë presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka që sëbashku me këngëtarin e mirënjohur Bujar Qamili i kanë dorëzuar kupën kapitenes Ardiola Raxhimi e më pas në kampin shkodran ka shpërthyer festa.

Vetë presidenti Duka për TV Rozafa përveçse ka vlerësuar sukseset e Vllaznisë së femrave, ka shprehur edhe keqardhjen që edhe ekipi I meshkujve nuk është në të njëjtin stad…

Ndërkohë, presidenti I Vllaznisë Lazer Matija është shprehur I lumtur që sukseset e ekipit tij vazhdojnë sërish…

Në 7 vite ekzistencë Vllaznia e futbollit të femrave ka fituar 14 trofe dhe padyshim që ky është një sukses I jashtëzakonshëm I këtij ekipi që garanton suksese edhe në të ardhmen.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …