Thursday , 26 April 2018

VLLAZNIA FEMRA, GATI PËR NDESHJET E LIGËS SË KAMPIONEVE

Javën e ardhshme në Bosnjë- Hercegovinë, ekipi kampion I Shqipërisë në futbollin e femrave, Vllaznia e Shkodrës, do të zhvillojë ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Përballë saj do të jetë kampionia vendase, ekipi I Sarajevës, kampionia e Greqisë PAOK I Selanikut dhe kampionia e Luksemburgut. Vajzat shkodrane tashmë janë gati për këtë kompeticion të rëndësishëm dhe presidenti I ekipit Lazer Matija, në një prononcim për televizionin Rozafa bën të ditur edhe objektivin që do të ketë Vllaznia në këto ndeshje do të jetë kualifikimi për në turin e dytë, çka do të ishte edhe një arritje historike për futbollin shqiptar të femrave.

Vllaznia ka disa vite që merr pjesë në Ligën e Kampioneve dhe ndonëse në ndonjë moment I është ofruar kualifikimit, nuk ia ka dalë dot. Mbase, mund ta arrijë sivjet dhe besimi për këtë gjë ekziston.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA TË DIELËN NDAJ LAÇIT PËR FITOREN E KTHESËS

Situata e krijuar tek Vllaznia pas dy humbjeve të saj të fundit me Teutën dhe …