Friday , 27 November 2020

VLLAZNIA FEMRA HUMBET 0 – 2 ME BJELLORUSET E MINSK

Vllaznia e femrave nuk ka mundur të shkojë më tej në Ligën e Kampioneve të Europës teksa në turin e dytë janë mundur me rezultatin 2-0 nga kampionet bjelloruse të Minskut.

Në ndeshjen e luajtur pasditen e së enjtes, kanë qenë miket që kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë loje duke siguruar fitoren dhe kualifikimin.

Vllaznia nga ana e saj u penalizua nga mungesa e trajnerit Leka që ka rezultuar pozitiv me covid-19 një ditë para ndeshjes, ndërkohë që në minutat e para iu dëmtua edhe njëra prej pikave të saj më të forta, mbrojtësja Bajraktari.

Vajzat kuqeblu kanë patur rastet e veta por nuk I shfrytëzuan dot, për më tepër që kundërshtari ka luajtur për gati 40 minuta me një futbolliste më pak në fushën e lojës.

Për zëvendëstrajnerin Parmeza, Vllaznia ishte e pafat dhe në këtë rezultat ndikuan shumë faktorë.

Ndërkohë, për presidentin Matija, eliminimi në këtë tur nxorri në pah disa të meta të skuadrës…

Vllaznia tashmë I ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Europë dhe do të fokusohet tek kampionati, ku synon titullin e tetë kampion rradhazi.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ FITOJNË VLLAZNIA E JUBAN DANJA

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka luajtur edhe ndeshjet e javës së tretë dhe …