Saturday , 8 August 2020

VLLAZNIA FEMRA KAMPIONE PËR HERË TË SHTATË RADHAZI

Vllaznia e futbollit të femrave është kampione e Shqipërisë sërish. Pasditen e së shtunës ajo është kurorëzuar për të shtatën herë rradhazi si ekipi më I mirë I vendit dhe si rrjedhojë, në fund ka ngritur lart edhe trofeun e fituesit. Ndeshja e fundit e kampionatit ka qenë ajo zhvilluar me ekipin Tirana AS në stadiumin “Loro Boriçi” dhe vajzat kuqeblu kanë fituar me rezultatin 4-1, me gola të sëhnuar nga Shala, Franja dhe Doçi dy herë.

Në fund të takimit është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve për pjestarët e ekipit fitues, medalje këto që janë dorëzuar nga dy përfaqësusit e Federatës, Vasil Bici dhe Sulejman Demollari. Më pas, ka ardhur edhe momenti I dorëzimit të kupës në duart e kapitenes Franja dhe në kampin shkodran ka shpërthyer festa. Vllaznia është kësisoj kampione e Shqipërisë për të shtatën herë rradhazi.

Disa prej protagonistëve kryesorë të këtij suksesi janë shprehur se çdo trofe ka emocionet e veta, por edhe detyrimin për të vijuar më tej, me fitimin e të tjerëve.

Sukseset dhe mënyra si punohet tek ky ekip, padyshim që duhet të jetë një shembull për të gjithë ekipet e tjera në Shkodër sepse është vërtetë një model që duhet ndjekur dhe padiskutim që meritën më të madhe në gjithë këtë rrugëtim e ka presidenti Lazer Matija, njeriu që e krijoi dhe po e udhëheq sukses pas suksesi atë.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA FITON KUPËN E 12-të RADHAZI

Atletika shkodrane e ka nisur serinë e aktiviteteve të rëndësishme kombëtare me triumf duke dominuar …