Wednesday , 1 April 2020

VLLAZNIA FEMRA KURORËZOHET “KAMPIONE DIMRI”

Vllaznia në futboll për femra është kurorëzuar me titullin simbolik “kampione dimri” teksa e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit në krye të renditjes me një ecuri të shkëlqyer prej 9 fitoresh në po kaq ndeshje të luajtura. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze, atë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, futbollistet kuqeblu kanë mundur me rezultatin e thellë 11-0 ekipin “Tirana AS”. Në pjesën e parë ka shënuar dy herë Doçi dhe nga një gol Maliqi e Lufa.

Në të dytën ndërkohë janë shënuar edhe shtatë gola të tjerë, katër prej të cilëve mbajnë firmën sërish të Megi Doçit, ndërkohë që kanë shënuar edhe Maliqi, Lufa, Gjini e Piranaj. Një fitore që ia forcon pozitat në vendin e parë ekipit shkodran që përveç 9 fitoreve, ka edhe një golaverazh fantastik prej 77 golash të shënuar dhe asnjë të pësuar. Trajneri Nikolin Leka pas ndeshjes është shprehur i lumtur për këtë ecuri të ekipit dhe po ashtu edhe në aspektin personal ai mbyll vitin më të suksesshëm të karrierës së tij si trajner.

Me ndeshjet e kësaj jave, janë mbyllur ndeshjet e këtij viti për futbollin e femrave ndërkohë që viti i ardhshëm do të startojë me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë ku padyshim që edhe aty Vllaznia është pretendente dhe do të synojë fitimin e trofeut të shtatë rradhazi.

Lexoni dhe kete

FSHF U PROPOZON KLUBEVE 3 VARIANTE PËR KAMPIONATIN

Ndërprerja e kampionatit për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, u ka krijuar një …