Friday , 21 February 2020

VLLAZNIA FEMRA MBYLL NJË VIT QË DO MBETET NË HISTORI

Vllaznia në futboll për femra po mbyll një tjetër vit të suksesshëm, madje 2019 mund të thuhet me plot gojën se ka qenë më i suksesshmi në historinë e saj 6 vjeçare që nga krijimi i saj. Kjo ngaqë përveç trofeve të zakonshëm kombëtar që fiton çdo vit, sivjet arriti suksesin historik, kalimin për herë të parë në historinë  e futbollit shqiptar të femrave në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës. Një sukses ky i jashtëzakonshëm sepse ekip shkodran e pa veten në mes 32 skuadrave më të mira të kontinentit, madje edhe në turin e dytë përballë ekipit danez të Fortunës bëri paraqitje shumë dinjitoze.

Një meritë kjo e jashtëzakonshme e gjithë ekipit, vajzave dhe stafit teknik, por në veçanti e presidentit Lazer Matija, njeriut që jo vetëm investoi por edhe gjeti kyçin e suksesit për të arritur deri këtu. Kalimi i turit të parë në grupin me katër skuadra teksa Vllaznia u rendit e para me dy fitore dhe një barazim, padyshim që është një sukses i madh. Sakaq, në futbollin shqiptar ky ekip nuk ka konkurrent. E mbyll vitin me të gjitha ndeshjet e fituara, si në kupë ashtu edhe në kampionat duke u kurorëzuar gjatë 2019-ës me titulin e gjashtë kampion dhe kupën e 6-të të Shqipërisë. Por ndërkohë, ai duket në rrugë të mbarë që në sezonin aktual këto dy trofe t’i çojë në shifrat 7.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka kryeson kampionatin me pesë pikë e shkëputur nga Apolonia e vendit të dytë dhe padyshim që është pretendentja kryesore për titullin kampion. Një ekip model, i ndërtuar për të qenë i tillë dhe padiskutim që ofron garanci për rezultate të tilla edhe në të ardhmen.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NDAJ LUFTËTARIT ME EFREMOV NË PORTË

Ndeshja e radhës për kampionat do ta vërë Vllazninë përballë Luftëtarit të Gjirokastrës. Sfida do …