Sunday , 29 November 2020

VLLAZNIA FEMRA MËSON TË ENJTËN KUNDËRSHTARIN E “CHAMPIONS”

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, do të mësojë mesditën e së enjtes emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në turin e parë të Ligës së Kampioneve të Europës. Në orën 12.00 të ditës së nesërme, në Nion të Zvicrës UEFA do të hedhë shortin e turit të parë, ndeshjet e të cilit do të luhen në data 3 ose 4 nëntor. Institucioni i futbollit europian i ka ndarë 40 skuadrat pjesmarrëse në këtë tur, në 10 grupe me nga 4 skuadra secila.

Vllaznisë i ka rënë të jetë në grupin e 10-të dhe bashkë me të janë edhe ekipi kampion i Bosnjës Sarajevo, kampionia e Turqisë Gaziantespor dhe kampionia e Izraelit Ramat Hasharom. Në bazë të koefiçentit që ka, kampionia e Shqipërisë është koka e këtij grupi dhe pas saj është Sarajevo. Këto dy skuadra nuk do të ndeshen me njëra- tjetrën në turin e parë dhe kundërshtarët e mundshëm të tyre janë ekipet kampione të Turqisë dhe Izraelit.

Vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kësisoj presin shortin e së enjtes për të mësuar se me cilin prej këtyre ekipeve do të luajnë. Po ashtu, UEFA ka ndryshuar edhe formulën e vendit të zhvillimit të ndeshjeve dhe çdo gjë do të vedoset me short.

Pra, Vllaznia pret vendimin se me cilën prej këtyre dy skuadrave do të ndeshet dhe po ashtu, nëse do të luajë me to në Shkodër, apo në Turqi dhe Izrael.

Objektivi i saj padyshim që është kalimi i turit të parë, megjithatë nuk do të jetë e lehtë sepse niveli i kundërshtarëve është i lartë, por kampionia e Shqipërisë prej disa vitesh edhe në Europë po tregon ambicje dhe këtë gjë do të synojë edhe në edicionin e sivjetëm.

Lexoni dhe kete

TË PREMTEN NË “LORO BORIÇI”, SHQIPËRI – QIPRO

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra do të luajë të premten në stadiumin “Loro …