Breaking News

VLLAZNIA FEMRA NË PRITJE TË HEDHJES SË SHORTIT

Festa e kualifikimit të Vllaznisë së femrave tashmë ka përfunduar dhe tek ekipi shkodran kanë filluar të mendojnë për turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Pjestarët e këtij ekipi janë në pritje të shortit që do të hidhet ditën e premte, për të mësuar edhe emrin e kundërshtarit të rradhës. Sipas rregullores së UEFA-s, pas turit te pare qe funksionon me grupe, tashmë në garë janë 32 skuadrat me te mira te Europes te cilat do te luajne ne turin e dyte me njera- tjetren. Shorti i ketij turi do te hidhet diten e premte, date 16 gusht ne Nion te Zvicres, ne oren 13.30. 32 skuadrat jane ndare ne dy vazo, ku ne te paren jane ato me koefiçent me te larte dhe qe rrjedhimisht jane ekipet me te mira te kontinentit. Vllaznia dhe Mitrovica jane ne vazon e dyte.

Ekipi shkodran do të ketë përfaqësuesen e saj në hedhjen e shortit, pikërisht kordinatoren e tij Matilda Matija. Sipas rregullit te UEFA-s, ndeshjet e para te turit te dyte do te luhen ne datat 11 ose 12 shtator ne fushen e skuadres me te dobet. Pra, Vllaznia do ta luaje ndeshjen e pare ne Shkoder ndersa te kthimit dy jave me vone ne transferte. Po kush mund te jene kundershtaret e Vllaznise?

Mundesite jane per 16 skuadra si rivale duke filluar nga Lion i Frances, per te vazhduar me Ëolfsburgun e Gjermanise, PSG te Frances, Barcelonen e Spanjes, Bajern Mynih, Sllavia Prage, Manchester City, Brondby, Atletiko Madrid, Sparta Prage, Fiorentinen etj. Ekipi shkodran do të mbërrijnë mbrëmjen e së enjtes në qytetin e tij dhe duke filluar nga dita e nesërme do të nisë përgatitjet për ndeshjen e parë të turit të dytë ku do të bëjë të pamundurën për të bërë një paraqitje sa më të mirë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME PORTJERIN LAÇO

Pas firmës së hedhur me brazilianin Emerson, klubi Vllaznia ka zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes …