Breaking News

VLLAZNIA FEMRA “SHPARTALLON” 8-0 RIVALEN E SAJ KRYESORE

Vllaznia e futbollit të femrave nuk njeh kundërshtarë as në kampionat dhe ecën e sigurtë drejt titullit të gjashtë kampion rradhazi. Në ndeshjen e rradhës, atë ndaj Tirana AS, skuadrës që mbante vendin e dytë në renditje dhe që shpresonte për të rivalizuar me shkodranet, në fakt 90 minutat e saj kanë treguar tjetër gjë. Vajzat kuqeblu kanë fituar me rezultatin e thellë 8-0 ndaj saj duke e çuar tashmë në gjashtë pikë diferencën me të.

Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 4-0 ku kanë shënuar nga dy gola Megi Doçi dhe Arlinda Gruda. Po kaq gola janë shënuar edhe në të dytën, këtë herë nga Sara Maliqi dhe Megi Doçi sërish që ka shënuar edhe tre gola të tjerë duke kompletuar kësisoj fitoren e thellë ndaj rivalit kryesor. Trajneri Nikolin Leka në prononcimin e tij pas ndeshjes është shprehur i kënaqur për fitoren, por edhe për lojën e bukur që ka zhvilluar ekipi i tij.

Me ndeshjet e sotme, Vllaznia në përfundim të fazës së parë të kampionatit udhëheq e sigurtë renditjen dhe shkon drejt titullit të gjashtë kampion. Ndërkohë po për javën e 11-të, edhe Juban Danja ka arritur një fitore të thellë me rezultatin 7-0 ndaj Dajtit.

Lexoni dhe kete

EDHE E HËNA E GJEN VLLAZNINË PA TRAJNER

Dita e hënë pritej të kishte zhvillime tek Vllaznia sa i takon çështjes së trajnerit …