Thursday , 20 February 2020

VLLAZNIA FEMRA – TIRANA AS TË SHTUNËN NË “LORO BORIÇI”

Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së fundit të fazës së parë të kampionatit kombëtar të futbollit për femra dhe Vllaznia, pavarësisht rezultatit që do të arrijë ndaj Tirana AS, është kurorezuar tashmë me titullin simbolik “kampione e dimrit”. Por ajo qe eshte me interesantja, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur qe ky takim te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”, pikerisht neser ne oren 14.00. Pas luajtjes se ndeshjes “Vllaznia- Apolonia” pak jave me pare ne inagurimin e “Arena Kombetare”, tashme institucioni i futbollit shqiptar kerkon te promovoje serish futbollin e femrave duke luajtur nje tjeter takim ne nje tjeter impiant modern siç eshte “Loro Boriçi”.

Kuptohet qe objektivi i Vllaznise edhe per kete ndeshje do te jete vetem fitorja per t’i bere nje mbyllje ashtu si duhet kesaj faze te kampionatit me pike te plota dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, pa asnje gol te pesuar. Ekipi shkodran nen drejtimin e presidentit Lazer Matija eshte ndertuar per te qene dominues dhe kete e ka shfaqur ne çdo ndeshje, duke ecur kesisoj i sigurte drejt fitimit te titullit te shtate kampion rradhazi. Po për javën e nëntë të kampionatit, një Shkodër do të zhvillohet një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme, ajo në mes Juban Danjes dhe Apolonisë.

Edhe këtij takimi, Federata I ka kushtuar një rëndësi të veçantë dhe ka vendosur që ta zhvillojë atë ditën e hënë në ora 13.30 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Të dy ekipet ndodhen me pikë të barabarta, nga 19 dhe ndajnë vendin e dytë dhe të tretë të renditjes dhe padyshim që pritet një sfidë shumë e fortë e cila do të caktojë përfundimisht edhe skuadrën që do të vihet në ndjekje të Vllaznisë.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET 1 – 3 NGA PARTIZANI

Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk ka arritur dot të fitojë ndaj Partizanit në ndeshjen …