VLLAZNIA FESTON 99 VJETORIN E KRIJIMIT ME MENDJEN TEK TEUTA

Klubi Vllaznia sot ka festuar 99 vjetorin e krijimit të tij. Një përvjetor që ka kaluar disi në harresë në Shkodër. Askush nuk është kujtuar të organizojë një ceremoni sado të thjeshtë, por vetëm e vetëm që të kujtohet kjo ditë e veçantë. Vetëm klubi i futbollit Vllaznia në faqen e tij ka bërë një urim për të gjithë sportistët aktualë, ata që kanë kontribuar në vite për të, ka uruar trajnerë e sportdashës. ” Padyshim që gjithë këto vite kanë qenë të mbushura me shumë gezime, trofe dhe momente të lumtura. Vllaznia i ka gëzuar jo pak shkodranët por në momente të caktuara, edhe hidhruar. Skuadra e sotme nuk ndodhet në momentet e saj më të mira por po bëhen të gjitha përpjekjet që 100 vjetori i krijimit të saj ta gjejë krejt ndryshe”-  shkruhet në faqen e klubit shkodran.

Duket se të paktën tek futbolli janë të fokusuar maksimalisht tek sfida e së hënës me Teutën. Një ndeshje që konsiderohet shumë e rëndësishme dhe jetike për vazhdimësinë e skuadrës në kampionat. Për këtë arsye, klubi Vllaznia, po përmes faqes së tij ka shpërndarë një spot ku i bën thirrje të gjithë tifozëve të saj të jenë në stadiumin “Loro Boriçi” për ta mbështetur skuadrën e tyre. Jo më kot, pamjet e këtij spoti janë zgjedhur ato të ndeshjes së javës të fundit të kampionatit të kaluar me Tiranën, kur stadiumi ishte i mbushur plot.

Dëshira është që edhe të hënën të ketë shumë tifozë në shkallët e stadiumit sepse skuadra ka nevojë për një mbështetje në mënyrë që ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe gradualisht të mendojë më e qetë për vazhdimin e kampionatit dhe me idenë për të nisur herët punën për një Vllazni ndryshe sezonin e ardhshëm pastaj. 100 vjetori i klubit më të vjetër në Shqipëri do një skuadër ndryshe, do një stadium plot, do një Shkodër që të gëzojë ashtu si gjithmonë me një nga krenaritë e saj, me Vllazninë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, NGUSHTOHET RRETHI I KANDIDATURAVE PËR TRAJNER

Shumë prej skuadrave të futbollit shqiptar kanë nisur të bëjnë planet për sezonin e ri …