VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME 3 FUTBOLLISTË TË TJERË

Shkon në tetë numri i kontratave të reja tek Vllaznia. Pas pesë të parëve, mbrëmjen e së hënës kanë hedhur firmë edhe tre lojtarë të tjerë. Dy prej tyre në fakt nuk janë të panjohur. Bëhet fjalë për dy futbollistët shkodranë Ndriçim Shtubina dhe Florind Bardulla. I pari rikthehet pas dy sezonesh sërish në shtëpi ndërkohë që me mesfushorin tjetër, është rënë dakord që të firmoset një kontratë e re me të. Ndërkohë surpriza e kësaj dite ka qenë ardhja e mesfushorit moldav Maxim Cojocaru. 20 vjeçari ka luajtur në ligën e parë të vendit të tij dhe konsiderohet një lojtar me shumë të ardhme, prandaj dhe drejtuesit kuqeblu I kanë besuar dhe e kanë bërë pjesë të tyre.

Të tre këto lojtarë i janë bashkuar ekipit të Vllaznisë I cili mëngjesin e së martës është nisur drejt Ohrit ku do të zhvillojë për disa ditë periudhën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri. Me ardhjen e këtyre tre lojtarëve, skuadra nis të marrë formë, megjithatë i duhen ende lojtarë. Kështu, e domosdoshme është ndërhyrja në sulm ku ende nuk ka një lojtar që të jetë pikë referimi. Pusi, Zogaj dhe Palushani që janë pjesë e këtij reparti aktualisht, nuk e plotësojnë si duhet këtë repart dhe për rrjedhojë patjetër që nevojiten të tjerë futbollistë më cilësorë.

Trajneri Jonuz ka deklaruar se do të vijnë dy sulmues dhe prandaj duhet pritur për të parë se kush do të jenë ato, për të mësuar më saktë edhe për nivelin që do të paraqesë Vllaznisë në fushë gjatë sezonit të ri.

Lexoni dhe kete

ARTAN KALAJA: ABSURDE, MË LARGUAN PAS 5 MUAJSH PUNË

Pas pesë muajsh punë tek ekipi i volejbollit të të rriturave të Vllaznisë, trajneri Artan …