VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME DY BRAZILIANË TË TJERË

Pas Emerson që firmosi pak ditë më parë, mesditën e së mërkurës edhe dy futbollistë të tjerë brazilianë janë bërë pjesë e Vllaznisë. Lojtarët e rradhës që kanë firmosur kanë qenë mesfushori Hygor dhe sulmuesi Wenderson. Ata kanë mbërritur në Shkodër në orët e vona të mbrëmjes të së martës ndërkohë që disa orë më vonë janë paraqitur në zyrat e klubit për të hedhur firmë në kontratë, në praninë edhe të administratorit Lici.

Nga sa është bërë e ditur nga vetë klubi shkodran, dy futbollistët brazilianë kanë firmosur për një sezon, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër nëse palët mbesin të kënaqura nga bashkëpunimi. Mësohet se Hygor është 30 vjeç dhe kemi të bëjmë me një lojtar më me përvojë dhe në sezonin e kaluaar ka luajtur në Liban. Me ardhjen e këtij futbollisti që luan në rolin e mesfushorit fantazist, pritet që Vllaznia të ketë një lojë më ofensive dhe kjo i përshtatet padyshim edhe skemës që kërkon të aplikojë trajneri Jonuz. Sakaq, sulmuesi Wenderson është 27 vjeç dhe gjatë karrierës së tij kryesisht ka luajtur në vendin e tij me ekipe të ndryshme ndërsa tani vjen për herë të parë në Shqipëri duke premtuar gola për Vllazninë.

Bashkë me bashkëkombasin e tij Emerson do të ketë detyrë ta bëjnë këtë gjë dhe të udhëheqin skuadrën përpara në mënyrë që ajo të arrijë objektivat e veta. Me marrjen së fundmi të këtyre dy brazilianëve mund të thuhet se merkatoja e Vllaznisë tashmë është e mbyllur por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndonjë goditje të minutave të fundit.

Lexoni dhe kete

KEQI: KËNAQËSI TË JEM GOLASHËNUESI MË I MIRË NË MALTË

Një futbollist shkodran është shpallur kampion në Maltë me ekipin e Florianës. Bëhet fjalë për …