Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME SULMUESIN SIDORENCO

Vllaznia ka bërë realitet edhe afrimin e tretë në merkaton e janarit. Paraditen e së shtuëns ka hedhur firmë në kontratë edhe sulmuesi i kombëtares së Moldavisë Eugeniu Sidorenko. Siç ka bërë të ditur vetë klubi shkodran, me sulmuesin 30 vjeçar është firmosur një kontratë njëvjeçare. Lojtari kishte 3-4 ditë që i ishte bashkuar ekipit në stërvitje, madje luajti edhe disa minuta në pjesën e dytë të miqësores ndaj Bylisit dhe pas akordit me drejtuesit e klubit, ka ardhur momenti që të konkretizojë edhe hedhjen e firmës në kontratë.

Ardhja e maqedonasit Hristov dhe e moldavit Sidorenko pritet që të zgjidhin problemet që Vllaznia ka patur në repartin e sulmit në gjysmën e parë të sezonit. Aktualisht, më në formë duket Hristov që pritet ta nisë si titullar që nga ndeshja e së martës me Flamurtarin, ndërkohë që Sidorenko nuk është në formën e tij më të mirë aktualisht por me eksperiencën e tij të madhe mendohet të jetë një element i rëndësishëm për ekipin shkodran në gjysmën e dytë të sezonit.

Vllaznia kësisoj me marrjen e këtyre dy sulmuesve por edhe të mbrojtësit Mevlan Adili ka kompletuar edhe më shumë skuadrën dhe nga kërkesat e trajnerit Jonuz në fillim të merkatos, tashmë ka mbetur pa ardhur edhe një mesfushor organizator. Vetë trajneri dy ditë më parë është shprehur se presim edhe një përforcim deri në afatin përfundimtar të mbylljes së merkatos. Për këtë arsye, deri më 31 janar, kuqeblutë do të presin edhe një tjetër lojtar megjithatë skuadra do të vijojë punën për ta nisur mbarë këtë vit dhe kalendari në fakt është i favorshëm sepse tre ndeshjet e para ata do t’i luajnë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ TË MARTËN ORA 18.00 VLLAZNIA – PEJA

Sfidat e kombëtares shqiptare do t’i lënë vendin ndeshjes së Ligës Ballkanike në mes Vllaznisë …