Thursday , 29 October 2020

VLLAZNIA FIRMOS ME IMAMIN, RINOVON ME QARRIN

Duhej të ishte ajo e një sulmuesi firma e rradhës te Vllaznia, por drejtuesit e saj nuk kanë ndër mend të ndalen dhe kanë marrë edhe një tjetër mbrojtës.

Bëhet fjalë për futbollistin Eni Imami I cili nga sot është bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës shkodrane sepse ka firmosur një kontratë njëvjeçare me të. 27 vjeçari e mbylli sezonin e kaluar me Skënderbeun ndërkohë që tashmë vjen në Shkodër për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Brdariç si përforcim për mbrojtjen, repart ku ai mund të luajë si në qendër të tij ashtu edhe në krahun e majtë.

Por sakaq, drejtuesit e Vllaznisë nuk e kanë mendjen vetëm te blerjet por edhe tek elementi I ri I dalë nga Akademia e tyre. Kështu, po sot është rinovuar kontrata me portierin Kristi Qarri. Ai ka qenë nën kontratë me kuqeblutë por sot ka firmosur edhe për 4 sezone të tjera. Ai përveç do të jetë I gatshëm për ekipin e parë, do të luajë edhe për atë U21.

Sipas vetë klubit shkodran, një marrëveshje e tillë afatgjatë është pjesë e strategjisë së Vllaznisë në promovimin dhe inkurajimin e talenteve shkodrane brenda kampionatit shqiptar dhe në ligat tjera evropiane. Ndonëse sot kuqeblutë kanë firmosur me Imamin, sërish nuk mund të thuhet se merkatoja e tyre është mbyllur. Në Shkodër janë në pritje edhe të një sulmuesi tjetër dhe me siguri që ai do të vijë brenda pak ditësh.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA PREZANTON 8 BLERJE PARA “CHAMPIONS”

Plot 8 futbolliste të reja i janë bashkuar kohët e fundit Vllaznisë. Bëhet fjalë për …