Sunday , 25 October 2020

VLLAZNIA FIRMOS ME MBROJTËSIN E KOMBËTARES SË UGANDËS

Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz kishte ditë që fliste për këtë lojtar dhe më në fund është bërë realitet marrja e tij. Bëhet fjalë për Walusimbi Godfrey, mbrojtësin e majtë të kombëtares së Ugandës i cili ka firmosur tashmë me ekipin shkodran dhe njëkohësisht është federuar brenda afatit para mbylljes së merkatos të verës. 30 vjeçari ka një karrierë të gjatë e të suksesshme dhe fakti që ka luajtur 93 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij dhe ka shënuar 3 gola, tregon më së miri se është një lojtar me vlera.

Shkodranët në fakt kanë hasur probleme me pozicionin e mbrojtësit të majtë. Fillimisht u adaptua aty maqedonasi Gligorov, e pas dëmtimit të tij u zëvendësua nga Gurishta i cili duke mos luajtur në pozicionin e tij natyral sigurisht që do të gabonte, ashtu siç bëri edhe në ndeshjen me Tiranën. Për këtë arsye, ardhja e Godfrej padyshim që konsiderohet një lajm shumë i mirë për stafin teknik.

Shqetësimi i vetëm për të është mbërritja sa më shpejt e këtij lojtari dhe kjo pritet të ndodhë sapo ai të paiset me vizën hyrës për në Shqipëri. Vllaznia i ka bërë një nisje përgjithësisht të mirë kampionatit duke marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para ndërkohë që ndaj Tiranës në sfidën e para dy ditëve humbi, në një ndeshje që ka patur brenda shumë kontestime. Megjithatë në kampin shkodran tashmë gjithçka është lënë pas dhe do të shohin përpara sepse sfida edhe më të vështira i presin. Me ardhjen edhe të mbrojtësit Godfrej dhe rritjen e parametrave fizikë të brazilianëve, Vllaznia pritet të jetë shumë më e fortë në ndeshjet e ardhshme.

Lexoni dhe kete

SUAD LICI IKËN, BENJAMIN NAKU ADMINISTRORI I RI I VLLAZNISË

Suad Lici nuk është më administrator i Vllaznisë. Largimi i tij nga drejtimi i klubit …