Wednesday , 19 February 2020

VLLAZNIA FIRMOS ME SHQIPTARO- MAQEDONASIN ADILI

Njëra nga kërkesat e trajnerit Mirsad Jonuz për merkaton, është bërë realitet, pikërisht ajo për një qendërmbrojtës cilësor. Bëhet fjalë për shqiptaro- maqedonasin Mevlan Adilin i cili ka mbërritur paraditen e së hënës në Shkodër teksa ka gjetur edhe akordin me administratorin Suad Lici dhe më pas ka hedhur firmë në kontratë. Nga ajo çfarë ka bërë të ditur vetë klubi shkodran, Adili ka firmosur për një vit dhe palët duken të kënaqura me marrëveshjen e arritur.

Kuqeblutë mendojnë se kanë bërë një përforcim të rëndësishëm me 26 vjeçarin i cili karrierën e tij në vendin fqinj e ka kaluar kryesisht tek ekipet e Shkupit dhe Shkëndisë së Tetovës, ndërkohë që ka patur edhe dy eksperienca jashtë vendit, pikërisht në Rumani dhe Lituani. Tashmë Adili është tek Vllaznia dhe trajneri Jonuz që ia njeh mirë aftësitë, shpreson të ketë bërë goditjen e duhur për ta plotësuar siç duhet repartin e mbrojtjes. Kjo ngaqë pritet të largohet maqedonasi tjetër Ristevski i cili nuk ka paraqitur atë çfarë duhet në gjysmën e parë të sezonit.

E ndërsa Adili tashmë ka ardhur, drejtuesit e klubit shkodran janë duke punuar për të bërë edhe të tjera përforcime, por këtë herë në repartin e mesfushës ku kërkohet një organizator si dhe dy sulmues. Për momentin ka vetëm tratativa dhe deri ditën e mërkurë mund të ketë edhe ndonjë firmë tjetër në kontratë, para se ekipi do të niset drejt Ohrit për të zhvilluar atje një stërvitje disaditore.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET 1 – 3 NGA PARTIZANI

Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk ka arritur dot të fitojë ndaj Partizanit në ndeshjen …