Ekipi I Vllaznisë pasditen e së premtes ka bërë realitet edhe afrimin e tetë në merkaton e kësaj vere. Bëhet fjalë për sulmuesin libanez Mohamad Kdouh I cili ka firmosur një kontratë njëvjeçare me kuqeblutë. 22 vjeçari ka mbërritur në Shkodër në fillim të kësaj jave dhe është testuar nga ana e stafit teknik të Vllaznisë për disa vite dhe në fund ka qenë trajneri Zmijani që ka dhënë OK-in për të.
Pas kësaj procedure, drejtuesit e klubit janë ulur në tavolinën e bisedimeve me futbollistin dhe menaxherin e tij dhe në fund kanë arritur akordin për të firmosur për një vit. Kdouh një sezon më parë ka qenë pjesë e ekipit Ilves në Finlandë ndërkohë që tani do të nisë për përvojë tjetër sërish në Europë. Lojtari në fjalë kujtojmë që ka qenë kapiten I ekipit kombëtar U-19 të vendit të tij ndërsa së fundi është edhe kontigjent I ekipit të parë kombëtar të Libanit.
!Me marrjen e këtij futbollisti duket se tashmë edhe reparti I sulmit të Vllaznisë është forcuar ndjeshëm dhe do jetë I gatshëm për kampionatin e ri. Me marrjen e Kdouh, ka shkuar në tetë numri I blerjeve tek Vllaznia në këtë merkato megjithatë drejtuesit e klubit kanë vendosur që të mos ndalen këtu sepse në ditët në vijim priten edhe 2-3 blerje të tjera që do ta forcojnë edhe më shumë këtë skuadër.