Thursday , 20 February 2020

VLLAZNIA FIRMOS ME SULMUESIN MAQEDONAS HRISTOV

Kthimi I ekipit të Vllaznisë në Shkodër është shoqëruar edhe me një tjetër firmë në kontratë. Ashtu siç pritej, këtë gjë e ka bërë sulmuesi maqedonas i cili është duke u stërvitur me ekipin prej disa ditësh, pikërisht Simeon Hristov. Mesditën e sotme 27 vjeçari ka firmosur për një vit me kuqeblutë dhe tashmë mund të quhet edhe zyrtarisht pjesë e Vllaznisë. Ka qenë vetë trajneri Jonuz që e ka kërkuar këtë lojtar dhe ia njeh mirë aftësitë dhe tashmë shpresat janë që me të në sulm, skuadra të mos ketë më probleme në shënimin e golave siç ndodhi në gjysmën e parë të sezonit.

Nga ana tjetër, shumë pranë firmës ndodhet edhe sulmuesi tjetër, moldavi Eugen Sidorenko. Edhe ai ka disa ditë që I është bashkuar kuqebluve në stërvitje, madje ka luajtur edhe në pjesën e dytë të miqësores me Bylisin. Firma në kontratë me këtë futbollist pritet ditën e shtunë ndërkohë që një tjetër lajm I mirë për ekipin shkodran është edhe ardhja e brazilianit Hygor. Mesfushori është nisur nga vendlindja e tij dhe pritet të jetë nesër në stërvitje bashkë me ekipin.

Në këtë mënyrë tashmë Vllaznia duket e plotësuar megjithatë, ashtu siç është shprehur edhe vetë trajneri Jonuz, merkatoja nuk mund të konsiderohet e mbyllur sepse pritet edhe një tjetër lojtar. Nëse këto blerje rezultojnë efikase, padyshim që skuadra do të jetë më e fortë dhe do të jetë në luftë për të kapur objektivat e saj si në Kupë ashtu edhe në kampionat.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET 1 – 3 NGA PARTIZANI

Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk ka arritur dot të fitojë ndaj Partizanit në ndeshjen …