VLLAZNIA FIRMOS ME TRE FUTBOLLISTË TË TJERË TË RINJ

Pavarësisht problemeve që janë krijuar me ekipin e parë, drejtuesit e Vllaznisë vazhdojnë të hedhin sytë nga elementi i ri. Këtë e tregon më së miri edhe fakti se kohët e fundit kanë firmosur edhe me tre futbollistë të tjerë të Akademisë. Bëhet fjalë për mbrojtësit Brendon Smajli e Serjan Repaj si dhe mesfushorin Emrah Fikaj. Ata kanë qenë sezonin e kaluar pjesë e ekipit U-19 ku kanë spikatur me paraqitjet e tyre dhe për këtë arsye, drejtuesit kanë menduar që me to të firmosin kontrata afatgjata. Repaj do të vazhdojë të luajë me ekipin e të rinjve sepse e ka ende moshën për të luajtur me të, Smajli ndërkohë është në dispozicion të trajnerit Lika me ekipin e parë ndërsa Fikaj për momentin është duke u stërvitur me ekipin B.

Të tre këta elementë konsiderohen të perspektivës ashtu siç janë edhe Palushani, Lekaj e Shimaj që kanë firmosur edhe ato me parë me klubin. Megjithatë, drejtuesit e Vllaznisë nuk janë fokusuar vetëm në këtë drejtim. Prioriteti i tyre kryesor është padyshim rikthimi i ekipit të parë në Superligë në fund të këtij sezoni. Përveç kësaj, për të bërë edhe një paraqitje të mirë në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, duke filluar nga ajo e së mërkurës në Burrel. Kuptohet se objektivi do të jetë kalimi i këtij turi. Ende nuk ka një informacion të saktë por nga sa kuptohet, trajneri Lika ka ndër mend të aktivizojë disa nga lojtarët e stolit në këtë ndeshje. Vëmendjen më të madhe ai do t’ia kushtojë ndeshjes së kampionatit që do të luhet në fundjavë po ndaj këtij ekipi dhe sërish në Burrel.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA U-20 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tjetër titull kampion për atletët shkodranë. Pas atyre me 16 dhe 18 vjeçarët, Vllaznia është …