Friday , 21 February 2020
Breaking News

VLLAZNIA FITON 1-0 MIQËSOREN ME POGRADECIN

Goli I Florind Bardullës në minutën e 70-të me 11-metërsh I ka mjaftuar Vllaznisë për të fituar ndeshjen miqësore ndaj Pogradecit të luajtur mesditën e sotme në Pogradec. Kuqeblutë kanë fituar 1-0 në të parin takim për këtë vit, takim që vjen në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjet zyrtare që do të startojnë pas dy javësh. Trajneri Jonuz e ka nisur ndeshjen miqësore me Pogradecitn duke patur Sherrin në portë ndërkohë që në mbrojtje nga minuta e parë kanë luajtur Gligorov, Shehi, Malota e Marku.

Në këtë miqësore ka patur një ndryshim teksa Gurishta është preferuar në mesfushë bashkë me Ramadanin dhe Krujën ndërkohë që treshja e sulmit ka qenë e përbërë nga Lika, Shtubina dhe sulmuesi maqedonas Hristov. Kuqeblutë kanë luajtur më mirë, kanë patur edhe raste shënimi por nuk kanë arritur dot t’I konkretizojnë. Rastin më të pastër e ka patur kapiteni Lika në minutën e 36-të por gjithsesi nuk e ka dërguar dot topin në rrjetë. Gjatë kësaj pjese nuk kanë munguar as incidentet dhe në një moment, mesfushori I Vllaznisë Ramadani ka patur një zënkë me një nga lojtarët e Pogradecit, por reagimi I tij ka qenë disi I ekzagjeruar dhe arbitri I ndeshjes e ka nxjerrë jashtë me karton të kuq.

Pjesa e parë kësisoj është mbyllur pa gola, 0-0. Në të dytën, stafi teknik I Vllaznisë ka aktivizuar të gjithë lojtarët e tjerë që ka patur në dispozicion. Njëri prej tyre, pikërisht mesfushori Bardulla ka shënuar në minutën e 70-të me një 11-metërsh që kanë fituar kuqeblutë. Pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve më pas, nuk ka patur gol tjetër dhe kësisoj I gjithë takimi është mbyllur me fitoren 1-0 të Vllaznisë të këtë miqësore të parë të saj gjatë kësaj periudhe.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ KRAJA: VLLAZNIA SYNON FITOREN ME STUDENTIN

Sfida e humbur me Partizanin javën që shkoi në Shkodër me rezultatin 3-1, në fakt …