VLLAZNIA FITON 1 – 0 NDAJ PARTIZANIT. VENDOS GOLI I LIKËS

Pas 5 vjetësh, Vllaznia rikthehet të mundë Partizanin në një ndeshje kampionati në Shkodër duke marrë kësisoj një trepikësh me shumë vlerë që do ta ndihmojë atë jo pak për ndeshjet e ardhshme. Ndeshja është luajtur pa tifozë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për shkak të vendimit të marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit si rrjedhojë e situatës së krijuar në vend.

Fatin e këtij takimi e ka vendosur një 11-metërsh i shndërruar në gol nga kapiteni Gilman Lika në minutën e 35-të të ndeshjes. Më pas, nuk kanë munguar rastet për të dy ekipet por asgjë nuk ka ndryshuar dhe gjithçka është mbyllur me fitoren 1-0 të Vllaznisë. Për trajnerin e saj Mirsad Jonuz, më shumë se gjithçka kishin rëndësi pikët në këtë ndeshje…

Përkthimi: “Dua të përgëzoj në rradhë të parë të gjithë lojtarët që dhanë maksimumin në këtë ndeshje. Kemi luajtur mirë nga ana taktike, nuk ka qenë e lehtë të bllokojmë kundërshtarin pasi dihen vlerat e lojtarëve të Partizanit dhe në momente të caktuara kemi hasur edhe vështirësi, por ia kemi dalë me sukses. Këto tre pikë që morëm janë shumë të rëndësishme dhe tashmë është detyra ime dhe e ekipit që të jemi të qetë në ndeshjet e ardhshme.

Pas ndeshjes ka folur për mediat edhe mesfushori Ardit Krymi që ndër të tjera ka shprehur bindjen e tij se në fund të kampionatit Vllaznia do të jetë në pesë vendet e para të renditjes…

Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama përveç pretendimeve ndaj arbitrit, shkakun e humbjes ka dashur ta gjejë në rradhë të parë tek ekipi i tij…

Ndërkohë, paraditen e së martës Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se aktiviteti futbollistik do të vijojë normalisht sipas kalendarit por të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: ASNJË NËNVLERËSIM PËR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKËT

Kampionati i Superligës rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 27-të dhe në Vlorë, …