Friday , 19 January 2018

VLLAZNIA FITON 1-0 NDAJ TIRANËS, POR ELIMINOHET NGA KUPA

Vllaznia ka arritur të fitojë 1-0 në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës por kjo fitore nuk i ka mjaftuar asaj të kalonte në çerekfinale pasi kishte humbur me rezultatin 0-2 ndeshjen e parë në kryeqytet. Goli i Arlind Kalajës në minutën e 59-të ka qenë i vetmi në këtë ndeshje dhe ndonëse rastet nuk kanë munguar, gol tjetër nuk ka patur. Ka qenë një ndeshje e shoqëruar me tension dhe jo më kot Krymi e Hoxhallari janë ndëshkuar me karton të kuq që në minutën e 30-të të ndeshjes ndërkohë që tensioni ka qenë prezent edhe tek tifozët e pranishëm të cilët kanë kontestuar gjatë gjithë kohës arbitrimin e Enea Jorgjit dhe ndihmësve të tij. Në fund të takimit, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka ka përgëzuar skuadrën për lojën e zhvilluar ndonëse ajo nuk u kualifikua. Ndërsa trajneri i Tiranës Ze Maria ka qenë i mendimit se pavarësisht kualifikimit, skuadra ka luajtur shumë dobët në këtë ndeshje.

Në fundin e takimit, stafi i Tiranës ka pretenduar për goditje të lojtarëve të saj nga forcat e rendit por kjo gjë është mohuar në mënyrë kategorike nga drejtuesit e Vllaznisë, sipas të cilëve nuk ka patur as më të voglin problem në dhomat e zhveshjes.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA TË PREMTEN MIQËSORE ME TËRBUNIN NË SHKODËR

Vllaznia do t’i japë fund përgatitjeve në Ulqin pasditen e së enjtes kur do të …