Saturday , 7 December 2019

VLLAZNIA FITON 2 – 0 MIQËSOREN ME BESËLIDHJEN

Ndërprerja e kampionatit për shkak të ngjarjeve të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë, ka bërë që stafi teknik I Vllaznisë të mendojë për zhvillimin e një ndeshje miqësore. Atë e ka realizuar pasditen e së premtes në Lezhë ndaj Besëlidhjes. Ndonëse terreni nuk ka qenë shumë I përshtatshëm për shkak të reshjeve të rëna, sërish kuqeblutë janë munduar të zhvillojnë lojën e tyre. Rastet nuk kanë munguar megjithatë goli I parë do të vinte vetëm në minutën e 37-të dhe do të kishte për autor Shtubinën. Në pjesën e dytë ndërkohë janë aktivizuar edhe lojtarë të tjerë dhe ka qenë njëri prej tyre, pikërisht sulmuesi Pusi, ai që do të shënonte edhe golin e dytë e të fundit të kësaj ndeshje.

Në këtë ndeshje, stafi teknik nuk ka patur në dispozicion tre prej titullarëve, pikërisht Gligorov, Krymin dhe Emerson të cilët kanë shfaqur disa probleme shëndetësore dhe prandaj janë lënë pushim në mënyrë që të rikuperohen për ndeshjen e rradhës që kuqeblutë do të luajnë në Gjirokastër. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ndryshe nga sa pritej, ka vendosur që ndeshjet e javës së 14-të të mos luhen ditën e mërkurë por fundjavën e ardhshme.

Saktësisht, Luftëtari- Vllaznia do të luhet ditën e shtunë në orën 13.30. Në pamje të parë krijohet ideja se më mirë që u veprua kështu ngaqë ekipet do të kenë kohë të kalojnë edhe stresin e ditëve të fundit, por në fakt, kjo do të krijojë probleme kalendari tashmë është ngjeshur shumë dhe ndeshjet e pesë javëve të mbetura do të zhvillohen dy herë në javë.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …