Wednesday , 18 September 2019

VLLAZNIA FITON 2 – 0 MIQËSOREN NDAJ VELEÇIKUT

Me fitoren 2-0 për Vllazninë është mbyllur ndeshja miqësore e luajtur përballë ekipit të Veleçikut pasditen e së shtunës në fushën e kompleksit sportiv “Zmijani”. Një ndeshje e zhvilluar për të mbushur boshllëkun e krijuar nga ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares shqiptare dhe që është ndjekur me interes nga tifozëritë e të dy ekipeve. Trajneri I Vllaznisë Mirsad Jonuz e nisi këtë miqësore duke hedhur në fushë nga minuta e parë formacionin e dytë të kuqebluve ndërkohë që Veleçiku ka luajtur me të parin.

Ky I fundit ka patur rastet më të pastra dhe madje në minutën e 20-të ka arritur të godasë shtyllën pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Banushi. Në pjesën e dytë ndërkohë gjërat kanë ndryshuar. Në formacionin e Vllaznisë janë aktivizuar shumë prej titullarëve dhe gjërat kanë ndryshuar. Në minutën e 60-të pas një krosimi nga e djathta, sulmuesi brazilian Uenderson kërcen saktë me kokë duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke zhbllokuar rezultatin. Pesë minuta më vonë po ky futbollist bën gjithçka mirë duke kaluar njëri pas tjetrit katër lojtarë të Veleçikut dhe del përballë portierit kundërshtar por nuk preferon të gjuajë vetë.

Ka pasuar tek Gurishta që vjen nga e djathta dhe ai nuk e ka të vështirë të shënojë golin e dytë. Më pas nuk ka më zhvillime, pavarësisht rasteve që krijohen. Vllaznia e mbyll me fitore 2-0 këtë miqësore ndaj Veleçikut dhe tashmë do të fillojë të mendojë për sfidën e rradhës me Teutën për kampionat, ndërkohë që koplikasit janë në pritje të hedhjes së shortit të kategorisë së parë për të menduar për kundërshtarin e parë me të cilin do të ndeshen javën e ardhshme.

Lexoni dhe kete

BOKSI PROFESIONIST RIKTHEHET SËRISH NË SHKODËR

Pas shumë vitesh në Shkodër do të ketës sërish një aktivitet boksi profesionist. Dy biznesmenë …