Wednesday , 27 January 2021

VLLAZNIA FITON 2 – 1 MIQËSOREN ME ERZENIN, BRDARIÇ: KEMI ENDE NEVOJË PËR NDONJË PËRFORCIM NË SULM

Tjetër fitore për Vllazninë në miqësoret e prag-sezonit. Këtë herë ajo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Erzenit të Shijakut në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”. Të dy golat për kuqeblutë janë shënuar që në pjesën e parë, fillimisht me anë të Markut që ka qenë I saktë nga gjuajtja e një 11-metërshi të akorduar në favor të tyre dhe më pas ka qenë Imeri që ka dyfishuar shifrat.

Në pjesën e dytë shijakasit kanë ngushtuar shifrat me anë të Çemës, megjithatë asgjë më shumë. Në këtë pjesë trajneri Brdariç u ka dhënë mundësinë për të luajtur edhe disa prej lojtarëve të stolit.

Kuptohet që skuadra duket se ende nuk është gati për nisjen e sezonit të ri, si në stërvitje ashtu edhe në përbërje, por trajneri Brdariç në prononcimin e tij për mediat është shprehur se po punohet fortë që në momentin e nisjes së kampionatit, Vllaznia të jetë në formën e duhur.

Përkthimi: “Jemi në fazën përgatitore dhe duhet të jemi të durueshëm sepse gjërat do të vijnë duke u rregulluar në vijim. Kjo ndaj Erzenit besoj se ishte një ndeshje e mirë për ne, kuptohet kemi bërë edhe gabime, por kjo është faza e parë për ne dhe këto janë gjëra që ndodhin. Në vazhdim do të shohim si do të jetë ekipi, por besoj se do të jemi mirë. Kemi nevojë edhe për sulmues me numrin 9 sepse e patë edhe vetë në këtë miqësore se na mungon një lojtar I tillë.

Madje, e mira do të ishte të kishim dy të tillë. Nuk është e lehtë t’I gjejmë këto lojtarë, por po punojmë. Çdo futbollist që ka ardhur deri tani tek Vllaznia, ka ardhur me miratimin e të gjithë neve por nuk ka qenë e lehtë t’I sjelim. Kur u thua për të ardhur në Shqipëri hezitojnë, e po ashtu edhe ajo çfarë u ofrojmë nga ana financiare nuk ka qenë në shifra të larta. Po mundohemi të bëjmë me të mirën me kontigjentin aktual që kemi dhe shpresojmë të jemi sa më kompetitivë në sezonin e ri”.

Nga e hëna ekipi I Vllaznisë pritet të spostohet në Korçë ku do të zhvillojë pjesën më intensive të përgatitjeve dhe njëkohësisht në qytetin juglindor mendohet të zhvillojë edhe një apo dy ndeshje të tjera miqësore që do të shërbejnë për ta kolauduar sa më mirë skuadrën në prag të nisjes së kampionatit të ri.

Lexoni dhe kete

MARK KROQI LARGOHET NGA DREJTIMI I SK VLLAZNIA

Pas 8 vitesh në krye të Sportklub Vllaznia, Mark Kroqi tashmë nuk do të jetë …