Saturday , 16 November 2019

VLLAZNIA FITON 4 – 0 MIQËSOREN ME VLLAZNIA U19

Vllaznia e ka fituar me rezultatin 4-0 ndeshjen miqësore ndaj ekipit U19 të Akademisë kuqeblu, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së shtunës në fushën e kompleksit “Hasaj”. Kuqeblutë e rritur kanë shënuar nga dy gola për secilën pjesë loje, fillimisht me Ristevskin e Bardullën në të parën dhe pastaj me Uenderson dhe Gligorov në të dytën.

Megjithatë për trajnerin Jonuz, rezultati nuk është shumë i rëndësishëm në të tilla miqësore. Sipas tij, sa herë që të ketë ndërprerje të kampionatit, do të zhvillohen të tilla miqësore me ekipe të klubit Vllaznia.

Ndërkohë për trajnerin e ekipit U19 Luan Zmijani, kjo ndeshje është zhvilluar më shumë për t’i ardhur në ndihmë ekipit të parë pasi dihen diferencat mes tyre.

Pas një dite pushimi, ekipi i parë i Vllaznisë do të rikthehet në fushën e stërvitjes për të vijuar punën për ndeshjen e rradhës, atë me Partizanin që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme në “Loro Boriçi”.

Lexoni dhe kete

NDËRPRERJA E KAMPIONATIT PËR NDESHJET E KOMBËTARES

Kampionati kombëtar i Superligës këtë javë siç dihet, është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të …