VLLAZNIA FITON EDHE NDAJ ERZENIT

Vllaznia mund edhe Erzenin dhe tashmë është në Superligë ndonëse zyrtarisht i duhet edhe një pikë. Ajo ka fituar sot 3-0 në Shijak në një ndeshje që e ka kontrolluar nga fillimi e deri në fund, megjithatë vendimtare do të ishin 15 minutat e fundit.

Në pjesën e parë pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, nuk ka patur gol ndonëse rastet nuk kanë munguar në portat respektive. E njëjta situatë edhe në minutat e para të pjesës së dytë, derisa në minuitat e fundit pastaj gjithçka do të zgjidhej.

Në fillim ka qenë braziliani Junior ai që ka kaluar në avantazh ekipin shkodran në minutën e 76-të dhe dy minuta më vonë do të ishte mesfushori Tafili që do të shënonte golin e dytë pas një goditje me kokë brenda zonës. Nderkohe ne minuten e 90-te do te vinte edhe goli i trete me autor Zeqajn i cili godet sakte me koke brenda zones duke e derguar topin ne rrjete dhe duke mbyllur kesisoj ndeshjen me rezultatin 3-0

Para se të vinin këto gola, Vllaznia në fakt iu afrua edhe disa herë të tjera atij, por pa sukses. Megjithatë e rëndësishme është që edhe kjo përballje u mbyll me sukses për ekipin shkodran.

Lexoni dhe kete

IZMIR SMAJLAJ REKORD TË RI KOMBËTAR NË “LORO BORIÇI”

Pas shumë vitesh kampionati kombëtar I atletikës për të rritur është rikthyer të zhvillohet në …