VLLAZNIA FITON EDHE NË BALLSH. SHËNON HOXHAJ NË MINUTËN E 95’

Vllaznia vazhdon marrshimin e saj të suksesshëm në krye të renditjes duke mos u ndalur as në Ballsh. Goli I Ardit Hoxhajt në minutën e 95-të I ka dhënë tre pikë me shumë vlerë kuqebluve në përballjen e vështirë ndaj Bylisit dhe si rrjehdojë ata vazhdojnë të ruajnë diferencën prej 9 pikësh me ndjekësen më të afërt.

Në pjesën e parë, Vllaznia ka kontrolluar lojë, ka patur edhe dy-tre mundësi por që nuk janë konkretizuar nga Imeri, Dilaver dhe Imami. Edhe Bylis nga ana e tij mundohet që në momente të caktuara të hedhë sytë drejt portës shkodrane dhe madje në një moment, Ndreca ka vënë në vështirësi portierin Zogoviç.

Në fillimin e së dytës, Bylis bën dy zëvendësime sepse Dovedan është I pakënaqur me lojën e skuadrës së tij. Megjithatë rastet I ka sërish Vllaznia dhe në një moment, Imeri mund ta kishte kaluar në avantazh atë. Më pas edhe trajneri Brdariç që lëviz në pankinë duke larguar Krymin për Krujën. Pak minuta më vonë do të aktizoheshin edhe Avdijaj e Da Silva sepse shkodranët kërkojnë me insistim të shënojnë.

Por ata do të penalizohen nga gjendja e keqe e fushës së stadiumit, që nuk I lë të bëjnë lojën e tyre. Megjithatë Vllaznia vazhdoi të insistoi deri në fund dhe pikërisht në minutën e 95-të ka ardhur edhe goli I shumëpritur.

Pas një goditje këndi, Ardit Hoxhaj ka kërcyer me kokë duke shënuar golin e tij të tetë në kampionat, por njëkohëissht golin e fitores së Vllaznisë. Një trepikësh me shumë vlerë për skuadrën shkodrane që vazhdon marshimin e saj drejt titullit kampion.

Lexoni dhe kete

SMAJLAJ & BURRAJ NË POLONI PËR EUROPIANIN

Dy atletët shkodranë Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj që prej ditës së dielë ndodhen në …