Breaking News

VLLAZNIA FITON LEHTËSISHT 3-0 NDAJ FLAMURTARIT

Vllaznia ka marre nje fitore me shume vlere ndaj Flamurtarit dhe per me teper me rezultat te thelle, 3-0. Nje fitore qe vendos qetesine per pak dite ne kampin shkodran dhe u jep mundesine futbollisteve dhe stafit teknik te marrin fryme disi me te qete. Rezultati eshte zhbllokuar ne ‘13 kur Vucaj shenon direkt nga nje goditje denimi. Nje gol qe u ka dhene qetesine kuqebluve. Ne minuten e 36-te Sukaj me nje goditje te forte me te majten shenon golin e dyte.

Pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 2-0. Ne fillimin e se dytes Sukaj shenon serish. Kete here me koke pas nje krosimi te Likes nga e djathta. Rastet nuk mungojne edhe me pas dhe Sukaj e Çinari kane mundesi te shenojne serish. Ne ‘74 Kalaja pengohet ne menyre te parregullt nga portieri brenda zones dhe arbitri akordon 11-metersh. Ndonese tifozet duan qe ate ta ekzekutoje Sukaj, ne fakt e merr persiper Lika. Kapiteni kuqeblu godet traversen dhe topi perfundon jashte. Rastet nuk mungojne serish teksa Pjeshka e Tafili kane mundesi te shenojne por ndalen nga portieri Qirko.

Perfundimisht nuk do te kete me gola dhe Vllaznia fiton 3-0. Per trajnerin e saj Ernest Gjoka kjo fitore ishte shume e rendësishme por akoma nuk ka perfunduar asgjë. Ndërkohë për trajnerin e Flamurtarit Shpëtim Duro kjo humbje erdhi si rrjedhojë e mungesave të shumta që ekipi kishte.

Vllaznia duhet të nisë të mendojë për ndeshjen e rradhës, atë me Kamzën dhe padyshim që edhe në të do të kërkohet fitorja.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NIS PLANET PËR TRAJNERIN E ARDHSHËM

Drejtuesit e Vllaznise mesohet te kene nisur punen per ndertimin e skuadres se ardhshme. Por, …