VLLAZNIA FITON NDESHJEN E FUNDIT, MUND 2-0 VELEÇIKUN

Vllaznia e mbyll me fitore vitin 2018. Perballe Veleçikut ne ndeshjen e javes se 14-te kategorise se pare, ekipi shkodran ka fituar me rezultatin 2-0. Duke perfituar edhe nga barazimi i Erzenit ndaj Beselidhjes, diferenca ne mes dy ekipeve te para shkon serish ne shtate pike. Sa i takon ndeshjes, ne minuten e 16-te Hajdari ka zhbllokuar rezultatin teksa i vetem perballe portierit Vjerdha, nuk ka gabuar duke e derguar topin ne rrjete.

Nderkohe ne minuten e 67-te ka qene Zogaj qe ka shenuar duke vulosur rezultatin perfundimtar te ndeshjes. Perfundimisht 2-0 per Vllaznine. Trajneri i saj Hasan Lika pas ndeshjes eshte shprehur i kenaqur per menyren si skuadra e tij e mbylli kete vit. Ndersa ai i Veleçikut Besnik Duli u shpreh i kenaqur me lojen qe zhvilloi ekipi i tij.

Kampionati i kategorise se pare do rikthehet me 2 shkurt te vitit te ardhshem me ndeshjet e rradhes dur deri atehere Vllaznia do kete kohe te beje edhe ndryshimet e duhura per te ecur e sigurte drejt Superliges.

Lexoni dhe kete

LIKA: FITIMI I KUPËS S’KISHTE RËNDËSI, OBJEKTIVIN E ARRITËM

Zhgënjim në rradhët e tifozëve shkodranë për humbjen e Vllaznisë në finalen ndaj Bylisit dhe …