VLLAZNIA FITON THELLE NDAJ LUFTETARIT

Vllaznia është rikthyer tek fitorja në kampionat. Pas 2 humbjesh dhe 2 barazimeve, kuqeblutë kanë mposhtur me rezultatin e thellë ekipin e Luftëtarit, 4 – 0. Një takim i dominuar nga skuadra shkodrane nga fillimi dhe deri në fund të tij.

Rezultati do të zhbllokohej që në minutën e 15-të, teksa Sidorenco do shënonte golin e parë personal dhe njëkohësisht të parin për kuqeblutë në këtë sfidë. Me këtë gol do të mbyllej edhe pjesa e parë.

Në të dytën, Vllaznia shënon edhe tre herë të tjera. Është sulmuesi brazilian Junior që dyfishon shifrat në të 69-tën, ndërkohë pas katër minutash Kukaj devijon topin në portën e skuadrës së tij, duke çuar rezultatin në 3 – 0. Është përsëri Junior që shënon në të 82-tën, duke bërë që Vllaznia të marrë një fitore të rëndësishme me shifrat 4 – 0.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA “SHTYN” FESTËN E TITULLIT PËR TË MËRKURËN

E kishin parashikuar të fitonin titullin kampion që këtë të shtunë pas ndeshjes me Apoloninë, …