Friday , 27 November 2020

VLLAZNIA FITORE PĖR “REKORD”: 123-47 NDAJ FLAMURTARIT

Vllaznia nė basketboll pėr meshkuj ka arritur fitoren mė tė thellė tė kampionatit. Nė ndeshjen e luajtur nė pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, basketbollistėt shkodranė kanė fituar ndaj ekipit tė Flamurtarit me rezultatin e thellė 123 me 47. Natyrisht qė pritej fitorja duke parė edhe diferencat nė mes dy ekipeve por trajneri Gjeēaj duke dashur qė tė konsolidojė sa mė mirė lojėn e basketbollistėve tė sapoardhur me atė tė lojtarėve shkodranė, i ka aktivizuar tė gjithė sportistėt qė ka patur nė dispozicion. Pėr kėtė arsye, edhe diferencat nė fushė kanė qenė tė mėdha.

Perioda e parė do tė mbyllet me shifrat e thella 35 me 8 ndėrkohė qė kjo epėrsi do tė thellohej edhe mė shumė nė periodėn e dytė qė fitohet 30 me 10. Nė kėtė mėnyrė dy skuadrat shkojnė nė pushimin e ndeshjes me rezultatin 65 me 18, ēka tregon mė sė miri edhe pėr epėrsinė e Vllaznisė. Ajo do tė vinte duke u thelluar edhe mė shumė nė periodėn e tretė qė fitohet po prej saj nė shifrat 33 me 7 dhe vetėm nė 10 minutėshin e fundit shkodranėt e ulin disi ritmin duke e fituar ngushtėsisht 25 me 22 megjithatė rezultati i pėrgjithshėm i ndeshjes do tė ishte 123 me 47. Natyrisht qė diferenca prej 76 pikėsh ndaj vlonjatėve nuk ėshtė njė tregues i gjendes reale tė ekipit kuqeblu megjithatė, kjo ishte njė ndeshje qė i shėrbeu stafit teknik pėr tė parė mė sė miri edhe formėn e lojtarėve amerikanė.

Pikėrisht njėri prej tyre, shtatėlarti Palmer qė pak ditė mė parė nuk arriti tė shėnonte asnjė pikė, kėtė herė u ingranua mė mirė nė lojė dhe jo mė kot ka qenė pikėshėnuesi mė i mirė i ndeshjes me 27 pikė tė shėnuara. Trajneri Gjeēaj e ka lėnė thuajse gjatė gjithė takimit nė fushė sepse ai ka nevojė pėr mė shumė minuta harmonizim me ekipin dhe pikėrisht ndeshjet e kėsaj faze pėr kėtė do tė shėrbejnė nė mėnyrė qė Vllaznia pastaj nė plej- of tė jetė e gatshme pėr tė synuar titullin e katėrt kampion rradhazi.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 5 – 0 NDAJ AKADEMISƋ SƋ FUTBOLLIT

Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe tashme eshte ngjitur ne kuoten …