VLLAZNIA FTESË TIFOZËVE PËR NDESHJEN NDAJ FLAMURTARIT

Skuadra shkodrane është në përgatitjet e saj të fundit për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë në Shkodër ndaj Flamurtarit. Klubi i Futbollit Vllaznia përmes një spoti të shpërndarë në faqen e tij, u ka bërë thirrje tifozëve për ta mbështetur skuadrën në sfidën e së hënës ndaj vlonjatëve dhe për këtë arsye, i ka ftuar të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Padyshim që mbështetja e tifozëve nuk u ka munguar ndonëse ndoshta jo në numrin e duhur megjithatë pritet që ndaj Flamurtarit të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh në stadium.

Sa i takon përgatitjeve të skuadrës, gjendja e saj psikologjike duket e mirë dhe futbollistët kanë besim se do ia dalin për ta kaluar me sukses edhe ndeshjen e rradhës me Flamurtarin. Stafi teknik po mendon për formacionin dhe skemën e lojës me të cilën do të synojnë të mposhtin kundërshtarin. Sa i takon formacionit, vendin e Malotës do ta zërë Pjeshka i cili mesa duket e ka lënë pas dëmtimin që ka patur dhe do të jetë i gatshëm për lojë. Edhe Flamurtari do ketë mungesa në këtë ndeshje megjithatë kjo nuk mjafton. Kuqeblutë duhet të tregojnë karakter dhe shpirt të lartë gare në këtë sfidë sespe tashmë ata e kanë të qartë se edhe në rast fitoreje, asgjë nuk kanë arritur.

Gara po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe madje, në Superligën shqiptare kanë filluar të përvijohen edhe alenacat e para në mes ekipeve të tjera dhe kjo e rrezikon edhe më shumë Vllazninë. Kjo ngaqë dihet se ajo është e vetme në këtë garë dhe për të arritur objektivin që ka, i duhet të luftojë kundër të gjithëve. Pikësëpari ndaj Flamurtarit për ta mundur ditën e hënë dhe kjo fitore është detyrë për ekipin shkodran.

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË ME PRETENDIME NË TURNEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë po bëhen gati për aktivitetet më të rëndësishme siç janë kampionati kombëtar …