Tuesday , 19 November 2019

VLLAZNIA GABON SËRISH. E MUND EDHE BYLIS NË “LORO BORIÇI”

Vllaznia ka bërë një tjetër hap të gabuar në “Loro Boriçi” duke pësuar edhe humbjen e tretë në këtë stadium gjatë këtij sezoni. Pas Tiranës e Partizanit, atë e mundi edhe Bylis me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur pasditen e së hënës. Goli i Jankut në minutën e 16-të ka vendosur gjithçka për fatet e kësaj ndeshje.

Një gol i kontestuar nga shkodranët , ndoshta edhe nga vendimet e çuditshme të arbitrave teksa anësori e jep pozicion jashtë loje e më pas kryesori e akordon gol. Pas këtij momenti Vllaznia është munduar të reagojë por nuk ka qenë në një ditë të mirë dhe për rrjedhojë është detyruar të pranojë humbjen.

Pas ndeshjes, trajneri Jonuz është shfaqur shumë i shqetësuar në lidhje me situatën rreth skuadrës së tij.

Perkthimi: “Lojtarët e mi nuk luajtën mirë, humbën topa dhe ishin nervozë, Pas vendimit për pozicion apo jo, nuk kishte rëndësi. Gjatë gjithë lojës, gjyqtari nuk na mbështeti, nuk dha faulle. Gjyqtarët në Shkodër mbështetin Partizanin, Tiranën, sot Bylisin. Çfarë problemi kanë më Vllazninë? Vllaznia erdhi nga Kategoria e Parë dhe ka bërë punën. Sot kisha mungesën e 4 lojtarëve e futa lojtarë të rinj. Problemi në Shkodër është se të gjithë janë nga Shkodra lojtarët dhe kanë presion, kanë më shumë presion, nuk marrin riskun gjatë ndeshjes. Në mendje them se për çfarë duhet të vazhdoj. Kam ardhur para 3 muajsh, që në ditët e parë ish-trajnerët, ish-lojtarët e të akademisë, kanë bërë presion. Po të ik unë nuk është problemi. Kam ardhur për të punuar por nuk kam mbështetje, nëse është problem Jonuz, nuk është problem të largohem, por duhet të ndryshojmë. Unë qenë gjithmonë me këmbë në tokë e kam thënë që deri në dhjetor të vazhdojmë pa presion. Unë do të vazhdoj këtu dhe çdo gjë do të ndryshojë. Kam probleme në ekip që duhet të ndryshojnë. Deri në dhjetor këto lojtarë kam e do japin maksimumin.

Ekipi i Vllaznisë duhet ta lërë menjëherë pas këtë humbje dhe të nisë të mendojë për sfidën e rradhës, atë që do të luajë të shtunën ndaj Tiranës në kryeqytet ku i duhet patjetër të tentojë të marrë pikë.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA RIGJEN FITOREN, MUND 3-1 SKËNDERBEUN

Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për …