Monday , 16 September 2019

VLLAZNIA GATI BASHKËPUNIMI ME NJË AKADEMI NË NIGERI

Specialistë të ndryshëm bëjnë thirrje që Vllaznia duhet të nisë të mendojë për sezonin e ardhshëm në Superligë dhe në fakt drejtuesit e klubit e kanë nisur punën. Pas kontakteve që drejtori Firat ka vendosur me një ekip nga Katari, sëfundmi kanë nisur edhe një projekt tjetër bashkëpunimi, me një Akademi në Nigeri. Kjo bëhet e ditur nga vetë klubi shkodran përmes faqes së tij zyrtare. “Disa nga projektet tona kanë të bëjnë me ndjekjen e lojtarëve të rinj dhe transferimit të tyre pranë Vllaznisë. Duke qenë se nuk kemi një buxhet të madh si klubet e tjera të huaja gjermane e angleze, ne duhet të gjejmë talente të moshës së re për t’i afruar në skuadër. Dhe pasi të ndodhë kjo, ato do të jenë në shërbim të Vllaznisë dhe në momentin që mund të marrim oferta të reja mund t’i shesim këto lojtarë duke përfituar kështu nga të gjitha anët”- thuhet në komunikatën e klubit shkodran.

Gjërat kanë filluar të marrin jetë mesa duket dhe ajo çka është më e rëndësishmja, Vllaznia nuk do të shpenzojë asgjë në këtë mes. “Një nga hapat e ardhshëm që kemi ndërmarrë është ai i krijimit të marëdhënieve me klube dhe akademi të huaja siç mund të jenë ato të vendeve afrikane. Krijimi i marëdhënieve të mira me to, do të krijojë mundësinë e gjetjes së lojtarëve të talentuar direkt atje. Lojtarët e rinj e të talentuar nuk do të vijnë në Shqipëri për t’u provuar. Ky është realiteti! Ne do ta fillojmë këtë projekt nga Nigeria. Dhe e gjitha kjo po realizohet pa kryer asnjë shpenzim nga ana e Vllaznise.

Po përpiqemi që me të ardhurat që kemi, të bëjmë më të mirën për të qenë kampionë të këtij sezoni dhe në të njëjtën kohë po përgatisim një bazë për një të ardhme më të mirë të Vllaznisë”- shkruhet në faqen zyrtare të klubit shkodran. Në fakt shumëkush mendon se mbase një gjë e tillë nuk është e nevojshme ngaqë Vllaznia ka Akademinë më të mirë në Shqipëri, por drejtuesit e saj janë duke menduar edhe për të nxjerrë përfitime dhe kjo mund të bëhet me lojtarë afrikanë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …