Friday , 15 January 2021
Breaking News

VLLAZNIA GATI EDHE TRE LARGIME, ENDE ASNJË PËRFORCIM

Vllaznia do të nisë të martën stërvitjet për vitin 2021, por ndërkohë deri më tani nuk ka ende asnjë përforcim nga merkatoja. Edhe në seancën e parë të këtij viti pritet të mos ketë asnjë emër të ri, por nga ana tjetër nga skuadra shkodrane pritet të ketë sërish largime.

Përpos Sidorencos dhe Mandiangu që janë larguar, janë edhe tre emra të tjerë të cilët mendohet t’i japim lamtumirën kësaj skuadre. Bëhet fjalë për emra si Ramadani, Lekaj dhe Isufi të cilët duke mos gjetur hapësirat e duhura për aktivizim tek Vllaznia, kanë kërkuar të largohen.

Në këto rrethana edhe drejtuesit e klubit janë shprehur qartë se nuk do të pengojnë asnjë lojtar për t’u larguar nëse ata nuk kanë dëshirë të luajnë më për këtë skuadër. Për këtë arsye, të tre këta futbollistët pritet të mos jenë më pjesë e Vllaznisë për pjesën e mbetur të sezonit.

Një gjë e tillë në fakt krijon jo pak probleme sepse zvogëlohen alternativat në dispozicion të stafit teknik. Megjithatë njerëzit që merren me merkaton në kampin shkodran janë duke punuar intensivisht për të sjellë në skuadër lojtarë të tjerë. Deri më tani kanë qarkulluar shumë emra, por akoma nuk ka asgjë konkrete.

Në ditët në vijim ato mund të konkretizohen, por kjo do kohën e vet dhe për rrjedhojë trajneri Brdariç edhe për disa kohë duhet t’i bëjë llogaritë me kontigjentin aktual që ka në dispozicion. Sulmuesi Dunga ndërkohë ende nuk është kthyer dhe në rast dëmtimesh apo kartonash të marrë, numri i lojtarëve në dispozicion bie ndjeshëm.

Kjo e bën të domosdoshme ndërhyrjen në merkato dhe stafi kuqeblu po bën çmos për të gjetur lojtarët e duhur. Pikërisht ata me të cilët do të luftojë fort për të ruajtur deri në fund vendin e parë në renditje.

Lexoni dhe kete

ADILI: VLLAZNIA PËR REZULTAT POZITIV EDHE NDAJ KUKËSIT

Vllaznia po bën mirë në kampionat dhe kryeson me meritë renditjen pas javës së 13-të …