VLLAZNIA, GATI NISJA DREJT ULQINIT. BËHET DERI TË SHTUNËN

Vllaznia pritet të nisë përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit por në fakt ka ende një dilemë nëse ekipi do të niset drejt Ulqinit më 5 apo me 6 janar. Kjo për shkak të procederave të tenderimit që drejtuesit e klubit po kryejnë për këtë grumbullim. Megjithatë, e sigurtë duket se deri të shtunën skuadra do të niset drejt bregdetit malazez, atje ku do të qëndrojë për një periudhë dyjavore për t’u përgatitur për ndeshjet e gjysmës së dytë të kampionatit. Por ndërkohë, siç bëhet e ditur përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të plotësuar skuadrën me lojtarët e duhur në merkato vazhdojnë.

I vetmi emër deri më tani i sigurtë që do të vishet kuqeblu, duket se është ai i Xhevahir Sukajt. Lojtari e ka shprehur edhe në media se ka arritur një akord paraprak megjithatë pritet ai përfundimtar, që do të çojë pastaj tek firmosja e kontratës. Përveç tij, do flitet edhe për shumë emra të tjerë megjithatë nuk ka asgjë të përfunduar. Sa i takon mbrojtësit malazez Cicmil, mësohet se është e vështirë që ai të vijë sërish në Shkodër sepse drejtuesit e Mlladost me të cilët ka kontratë aktualisht, nuk e kanë lejuar të largohet. Po ashtu, edhe shkëmbimi Alla- Krymi me Kukësin, duket i pamundur.

Një emër tjetër që ka dalë në skenë sot është ai i mbrojtësit të majtë të Flamurtarit Mersini i cili mund të mbërrijë tek Vllaznia. Trajneri Gjoka gjithsesi është duke parë më tepër drejt qendrës së mbrojtjes ku i duhet patjetër dy lojtarë të rëndësishëm por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Gjithsesi, deri të shtunën është e sigurtë se do të zbulohen edhe emrat e parë të futbollistëve që do të vijnë tek Vllaznia.

Lexoni dhe kete

ZYRTARE: ERNEST GJOKA JEP DOREHEQJEN. NJIHUNI ME TRAJNERIN E RI TE VLLAZNISE

KOMUNIKATË PËR MEDIAT: KF Vllaznia bën të ditur se trajneri Ernest Gjoka pasditen e sotme …