Breaking News

VLLAZNIA GATI PËR KUKËSIN, POR MENDJEN TEK KAMZA- LAÇI

Gjendja jo e mirë psikologjike dhe situata aspak normale në kampin shkodran, ka sjellë jo pak probleme për stafin e ri teknik të Vllaznisë. Trajneri Kraja dhe ndihmësit e tij gjatë këtyre tre ditëve janë munduar të rikthejnë normalitetin në skuadër, paçka se kjo duket shumë e vështirë. Tashmë të gjithë janë të fokusuar tek sfida e së shtunës me Kukësin në “Loro Boriçi” që do të nisë në orën 16.00. Në rradhët e kuqebluve ka disa lojtarë të cilët nuk janë krejt të gatshëm si pasojë e dëmtimeve që kanë dhe po ashtu, do të mungojë për arsye kartonash edhe Vucaj. Megjithatë kjo nuk duket se përbën ndonjë problem të madh për stafin teknik.

Kraja kishte menduar një ndryshim ndoshta edhe total të skuadrës, duke ulur në stol disa nga titullarët dhe dhënien e hapësirës për futbollistët që nuk kanë patur shumë minuta aktivizim deri më tani. Po ashtu, edhe të ndonjë lojtari nga ekip B. Megjithatë, deri të shtunën shumë gjëra mund të ndryshojnë. E rëndësishme është që Vllaznia ndaj Kukësit të dalë me tre pikët e fitores. Por nëse kuqeblutë do të luajnë në “Loro Boriçi”, mendja e tyre por edhe e gjithë tifozëve shkodranë do të jetë e përqendruar tek ndeshja Kamza- Laçi. Një ndalesë e vendasve, do t’u hapte një dritë jeshile kuqebluve për të shpresuar ende për qëndrimin në Superligë, ndonëse duhej pritur sërish se çfarë do të ndodhte edhe në ndeshjen e fundit, atë Partizani- Kamza.

Shanset janë shumë të pakta që kamzalinjtë të gabojnë dy herë dhe Vllaznia t’i fitojë këto dy ndeshje të mbetura, madje edhe me shumë gola të shënuar. Por gjithsesi, përderisa ekzistojnë, atëherë duhet shpresuar deri në fund.

 

Lexoni dhe kete

PREZANTOHET STAFI I RI, KRAJA: E VËSHTIRË POR DO TENTOJMË

Pasditen e së martës Ervis Kraja bashkë me një staf trajnerësh të Akademisë dhe pikërisht …