VLLAZNIA “HARRON” TEUTËN, MENDJEN TEK LUFTËTARI

Humbja në Durrës ka kthyer me këmbë në tokë ekipin e Vllaznisë. Nëse deri para kësaj ndeshje shkodranët e mendonin disi më të qetë vazhdimin e kampionatit, tashmë gjërat janë vështirësuar sërish. Teuta me atë fitore dhe nisur edhe nga kalendari që ka, duket se ka më shumë shanse për të mbijetuar në Superligë. Por për fatin e mirë të dy këtyre ekipeve, tashmë në valle është edhe Kamza dhe gara sa vjen e bëhet jo vetëm më e bukur por edhe më e vështirë. Kuqebluve padyshim që gjëja e parë e cila duhet të bëjnë është marrja e dy fitoreeve në ndeshjet e rradhës që do të zhvillojnë në Shkodër, ato ndaj Luftëtarit dhe Laçit.

Megjithatë në kampin shkodran pikësëpari është analizuar humbja në Durrës. Trajneri Gjoka mësohet të ketë ngritur para skuadrës shqetësimin e asaj paraqitje zhgënjyese në “Niko Dovana” kur në fakt duhej të ishte krejt ndryshe. Nga ana e lojtarëve ka patur justifikime nga më të ndryshmet për atë ndeshje megjithatë në fund konkluzioni ka qenë se tashmë duhet parë përpara. Nga dita e sotme puna ka vijuar me dy seanca, teksa paradite është punuar në palestër ndërsa do të vijojë në fushën e Golemit në aspektin teknik dhe taktik.

Gjë pozitive për sfidën e së shtunës ndaj Luftëtarit është rikthimi në formacion I mbrojtësit Malota ndërkohë që stafi teknik do të ndërtojë mënyrën e duhur të lojës për ta fituar këtë ndeshje ndaj një kundërshtari që vjen me pretendime në Shkodër ngaqë është në luftë për një vend në Kupat e Europës.

 

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I BOKSIT NË SHKODËR, VLLAZNIA DO SËRISH TITULLIN

Boksierët e Vllaznisë nuk e kanë ndërprerë për asnjë moment stërvitjen edhe gjatë kësaj periudhe …