Saturday , 25 November 2017

VLLAZNIA HEDH SYTË NGA TREGU I HUAJ I FUTBOLLISTËVE

Skuadra e Vllaznisë e ka kaluar pushim këtë fundjavë. Trajneri Armando Cungu ka vendosur kështu në mënyrë që të mos I ngarkohë nga ana fizike futbollistët sepse procesi stërvitor ende nuk ka nisur me ngarkesat e duhura. Kjo lloj stërvitje do të vazhdojë të paktën deri javën tjetër sepse normalisht në kampionatin shqiptar, ekipet shfrytëzojnë një periudhë 6 javore para nisjes së kampionatit për të zhvilluar fazën përgatitore. Sakaq,situata në kampin shkodran nuk ka patur ndonjë zhvillim për mirë këto ditët e fundit. Tek Vllaznia ende nuk kemi asnjë afrim lojtarësh nga merkatoja por përkundrazi, në media po flitet për të tjera largime.

Emrat që përmenden janë ato të Krymit, Pjeshkës e Çinarit megjithatë kjo vështirë të ndodhë sepse të tre këta futbollistë kanë edhe dy vite kontratë me klubin shkodran dhe drejtuesit e tij vështirë të heqin dorë nga shërbimet e këtyre futbollistëve. Përpjekjet e tyre po bëhen për të ofruar të tjerë futbollistë shkodranëqë luajnë me ekipet e tjera dhe pa as më të voglin diskutim, tre futbollistët e mësipërm nuk do lejohen të largohen. Megjithatë, specialistë të futbollit shkodran po shprehen pesimistë në lidhje me Vllazninë e sezonit të ri. Madje, edhe duke marrë të mirëqenë qëndrimin e këtyre tre futbollistëve, sërish gjërat nuk janë ashtu si duhet. Mungesa e lojtarëve cilësorë të ardhur nga merkatoja, ka krijuar një boshllëk në disa pika të rëndësishme të skuadrës.

Stafi teknik dhe drejtuesite klubit vazhdojnë bisedimet me disa prej lojtarëve të kampionatit shqiptar por deri më sot, nuk ka asnjë akord të arritur. Lojtarët janë në dilemë dhe kjo ka bërë që tashmë të hidhet ideja e vëzhgimit të ndonjë futbollisti të huaj, çka në fakt nuk ka qenë dëshira e Cungut. Por të gjendur para faktit të mosarritjes së akordit me asnjë futbollist të kampionatit shqiptar, ata duket se janë të detyruar të bëjnë një lëvizje të tillë.

Lexoni dhe kete

LIKA: ME LUSHNJEN BËMË DETYRËN, DUHET E NJËJTA GJË ME LUFTËTARIN

Fitorja ndaj Lushnjes i ka shërbyer Vllaznisë për të rikthyer qetësinë në aspektin psikologjik megjithatë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin