VLLAZNIA HEQ DORË NGA ARBITRAT E HUAJ, U BESON SHQIPTARËVE

Tek Vllaznia nuk e kanë mendjen tek arbitrat e huaj për ndeshjen me Teutën. Pavarësisht se në fillim të javës, drejtuesit e klubit hodhën idenë e arbitrave të huaj për këtë përballje, ata duket se janë tërhequr nga një ide e tillë. Së pari edhe nga arsyeja financiare sepse nuk mund të paguajnë 10 mijë euro për marrjen e tyre. Dhe së dyti, kjo nuk është ndeshja e fundit e kampionatit dhe nuk përcakton gjithçka. Në këto rrethana, drejtuesit shkodranë kanë njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se janë dakord për arbitra shqiptar.

Kërkesa e vetme që ata kanë padyshim që është përzgjedhja e arbitrave më të mirë për këtë ndeshje dhe po ashtu, presin edhe ndershmëri dhe profesionalizëm prej tyre. Natyrisht që kjo ndeshje mund të përcaktojë shumë gjëra por nga ana tjetër rezultati i saj nuk do të vlente nëse nuk do të pasohej edhe me të tjerë në javët e ardhshme. Kampionati i sivjetëm po bëhet shumë i vështirë. Janë disa skuadra të cilat tashmë e shohin veten të rrezikuar dhe madje përveç Vllaznisë e Teutës, në këtë valle është futur edhe Kamza dhe nuk përjashtohet mundësia që të përfshihet edhe Flamurtari. Ky i fundit po kalon momente aspak të mira në kampionat dhe ka arritur disa rezultate negative rradhazi.

Kjo do të bëjë që gara të jetë shumë e fortë deri në javën e fundit të kampionatit dhe për këtë arsye, futbollistët e Vllaznisë duhet të japin maksimumin në çdo ndeshje në mënyrë që të arrijë objektivin jo në ndeshjen e fundit. Trajneri Gjoka dhe futbollistët e tij e kanë të qartë këtë gjë dhe po përgatiten me shumë përkushtim për këtë gjë. Kuptohet, fakti që ata luajnë për dy rezultate në këtë ndeshje, i favorizon ata megjithatë, në “Niko Dovana” me siguri që do të hyjnë në fushë me objektivin e vetëm, marrjen e fitores.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRITJE TË FONDEVE NGA BASHKIA

Edhe java e dytë e muajit korrik po mbyllet dhe tek Vllaznia ende nuk ka …