VLLAZNIA HUMB EDHE ME PARTIZANIN, RËNIA NGA KATEGORIA ÇËSHTJE KOHE

Vllaznia zhgenjen edhe ndaj Partizanit dhe tashme kategoria e pare eshte vetem çeshtje kohe per te. Skuadra shkodrane ka bere nje ndeshje shume te dobet ndaj te kuqve dhe kane humbur me rezultatin 0-2. Ndeshja ne minutat e para nisi me mire per vendasit te cilet te inkurajuar edhe nga tifozet, dukej qarte se deshironin fitoren. Por pas minutes se 15-te, eshte Vllaznia e cila reagon dhe merr ajo frenat e lojes ne dore. Çinari fillimisht dhe me pas Sukaj e Malota kerkojne te godasin porten e vendasve por pa sukses.

Dhe pikerisht ne momentet e saj me te mira ndoshta, skuadra shkodrane ndeshkohet. Ne minuten e 31-te Asani eshte i lire jashte zone, gjuan sakte dhe topi shkon ne rrjete. Nje gol disi i papritur dhe Vllaznia e ka te veshtire te reagoje, prandaj dhe pjesa e pare me rezultatin 1-0 ne favor te Partizanit. Fillimi i se dytes ka me shume deshire nga Vllaznia por asaj i mungojne rastet. Kalimi i minutave padyshim qe shtonte ankthin ne kampin shkodran sepse me ate rezultat problemet shtoheshin per ta. Por ne minuten e 63-te gjerat do te perkeqesoheshin edhe me shume. Mbrojtja gabon teresisht ne markimin e Prognit qe perballe Sherrit nuk gabon duke e derguar ate per te dyten here ne rrjete.

Trajneri Gjoka fut ne loje Ribajn e Tafilin por asgje nuk ndryshon. Shkodranet duken te dorezuar dhe jane te pafuqishem per t’iu ofruar portes kundershtare. Per kete arsye, 30 minutat e mbetura nuk dhurojne asgje dhe futbollistet e Vllaznise pajtohen mesa duket me humbjen dhe po ashtu edhe renien graduale drejt kategorise se pare. Ndeshja ndaj Partizanit e vertetoi me se miri kete gje. Perfundimisht 2-0 per te kuqte qe kane serish shanse per Europen ndersa Vllaznia mesa duket mezi pret renien.

Lexoni dhe kete

PIRANEJ: NUK I FALET VLLAZNISË KJO QË PO I BËN TIFOZAVE

Situata që po kalon aktualisht Vllaznia, sidomos pas barazimit me Kamzën, padyshim që ka shqetësuar …